Dosja e plotë e Prokurorisë/ Si vepronte banda e grabitësve të vilave luksoze në Tiranë

0

 

Të arrestuar janë Dorjan Dosti, Dorjan Lamani(Qirjazi), Klodian Çypi, Halil Topalli dhe Redian Begaj

Sipas asaj që konstaton prokurori i çështjen Ervin Karanxha, të pandehurit komunikonin me njëri-tjetrin me radio marrëse dhënëse për t’iu shmangur në këtë mënyrë përgjimeve telefonike.

Prokurori kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të pandehurit për akuzën «Vjedhje me pasoja te renda e kryer ne bashkepunim» te parashikuar nga neni 134/3-25 te Kodit Penal.

Granca që u ngrit në Lundër

Policia kishte informacion se një grup personash kishin përgatitur grabitjen e një pike “Exchange” në Yzberisht në Tiranë, prandaj më 12 prill 2021 grupet e vëzhgimit të Forcave Operacionale Speciale si dhe ato të Policisë Kriminale u vendosën në Unazen e re dhe të zones së ish “Bllokut” dhe në zonën e “Lundrës”

Atë ditë autorët kishin piketuar banesën e shtetases B.S në Lundër. Në banesë kishin hyrë nga ballkoni e pasi kishin hyrë brenda kishin hapur me forcë kasafortë ku kanë grabitur shumën e parave që ndodhej brenda dhe sendet e tjera me vlerë.

” Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes është konstatuar se nga ana e autoreve pasi është hapur dera e ballkonit duke përdorur forcen dhe mjetet për hapjen e saj, kanë hyrë në banese dhe kanë hapur po me anë të forcës një kasafortë në të cilën ndodheshin vlerat monetare te cilësuara në procesverbalin e sekuestros. Njëkohësisht nga autorët janë vjedhur dhe sende të tjera me vlerë” thuhet në dosjen e siguruar nga Ora News.

Si u bë plani i grabitjes, “shtepine e identifikuan me google maps”

Më 10 prill Dorjan Dosti me banim në Skrapar është marrë në “Messenger” nga Dorjan Qirjazi për të shkuar në Tiranë.

Më 12 prill në një takim që kanë bërë në një lokal tek “Astiri” Qirjazi i ka treguar se “ishte një shtëpi te Tegu dhe se do ta vjedhim” pasi Dosti ka pranuar, Qirjazi I ka treguar nëpërmjet telefonit të tij, “Googles maps” i ka treguar banesën që do të vidhni.

“Ik se nuk do të dalësh bosh, Si do ndaheshin parate e grabitura”

Dëshmia e Dorjan Dostit ka zbardhur skemen

“Dorjani i ka thënë që “në këtë banesë nuk kishte njeri dhe se personat që banonin në këtë banesë ishin në punë”, gjithashtu ai i ka thënë ik se “nuk do dalësh bosh atje”.

Gjatë kësaj bisede që kanë bërë gjithashshtu kanë folur edhe për ndarjen e saj që do të merrnim dhe se pjesën më të madhe do e kisha unë dhe pjesën tjetër do e merrte Dorjani.

Gjithashtu Dorjani i ka dhënë një vegël si “krik dore” te madh për hapje dyersh, një kacavidë të madhe pllak dhe një Radio Marrëse Dhënëse, ai i ka thene që të më ndihmonit të hapja dyert nëse do të kish ndonjë vështirësi në hapjen e tyre. Me Dorjanin e kanë lënë që pasi të vidhja banesën do të takoheshim te shtëpia e tij në zonën e Astirit për të ndarë lekët” thuhet në dosjen e siguruar nga Ora News.

E gjitha brenda një ore. Si u hap kasaforta dhe u morën 4 pako me euro

Në mesditë janë nisur nga “Astiri” së bashku me shokët për të kryer grabitjen në Lundër.

Mjetet që do e ndihmonin për të hapur dyert, dhe radion me të cilën do të komunikonte i kishte futur në një çantë sportive.

“Kapërceva murin e shtëpisë dhe hyra në oborrin e banesës. Dera e ballkonit ishte e hapur” ka dëshmuar ai.

Pasi kontrolloi te njëra nga dhomat e gjumit të katit të pare ka gjetur një kasafortë e cila ishte e mbyllur.

“E hapa me kacavidën dhe Krikon që kishte me vete në çantë gjithashtu gjate gjithe kesaj kohe që ka qendruar ne banese perreth nje ore ka komunikuar me radio marrëse dhënëse. Kasaforta ishte me kod dhe ka qëndruar rreth një orë për ta hapur , pasi e ka hapur aty ka marrë rreth 4 (katër) pako me euro, gjithashtu në kasafortë ka marrë edhe disa bizhuteri të cilat ishin në kuti të ndara, pasi ka marrë eurot dhe bizhuteritë nga kasaforta, tek kjo dhomë kam marrë një telefon tip Samsung , gjithashtu ka marrë dhe një palë vëth, gjithashtu ka marrë IPAD dhe një lojë fëmijësh Palay Stacion. “

Pas një ore ka dalë nga banesa sërish duke kapërcyer murin rrethues të kësaj banese dhe ka marrë një taksi për tu larguar drejt Astirit. Policia ka ndaluar taksinë dhe ka prangosur Dorian Dostin.

I kapin me 16 mije euro

Pas grabitjes, Dorjan Dosti ka tentuar të largohet me taksi drejt “Astirit” kur dhe është ndaluar nga policia.

“Gjatë kontrollit të berë ju është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një shumë prej 16.250 (gjashtëmbëdhjet mijë e dyqind e pesëdhjetë) euro, disa bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Të arrestuar janë

1 – Dajvid Dosti, datëlindja 1999 banues në Poliçan

2- Dorjan Lamani (Qirjazi), datëlindja 1983, banues në Sarande por që po jetonte me qera në Tiranë, I dënuar më parë për “Kultivim te lendeve narkotike”

3- Klodian Çypi, datëlindja 1987 banues në Fushë Krujë i dënuar më parë për “Kultivim te lendeve narkotike”

4- Halil Topalli, datëlindja 1992, banues në fshatin Tapize, Tiranë,

5- Redian Begaj, datëlindja 1989, nga Vlora

Mjetet që përdorin për grabitje

Paisje metalike me hapje me anë të presion (krike), me ngjyrë të trupit të verdhë me mbishkrimin C180
piston ngjyrë e zezë,
Nje kaçavidë metalike,
Dy radio marrëse dhënëse etj.
Gjithashtu është sekuestruar makina me të cilin udhëtonin autorët dhe disa aparate telefoni celularë të perdorur nga autorët për realizimin e veprave penale”

Gjatë kontrollit të banesës Dorjan Lamanit janë gjetur në cilësinë e provës materiale dy çelësa automjetesh, peshore elektronike, morsetë dhe sende të tjera.

Në banesën e shtetasit Klodian Çypi janë gjetur dhe sekuestruar me cilësin e provës material dy aparate celulare dhe dy karta “sim”.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu