Ministri i jashtëm turk, takim me homologun grek: Nuk kemi nevojë për BE-në për të…

0

 

Një takim mes ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias dhe atij turk , Mevlüt Çavuşoglu është planifikuar të mbahet ditën e sotme.

Pak orë para takimit, ministri i jashtëm turk ka folur në lidhje me pritshmëritë e tij për takimin duke thënë se nuk kishte nevojë për ndërmjetësimin e Bashkimit Europian apo vendeve të tjera, që dy vendet të ulen dhe të bisedojnë në lidhje me mos-dakordësitë e tyre.

Çavuşoglu u shpreh se pret të zhvillojë një bisedë miqësore me homologun grek pas disa orësh.

“Dialogu me Greqinë dhe vizitat e nivelit të lartë janë shumë të rëndësishëm dhe të kënaqshme,” tha ministri turk.

“Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Z. Dendias në Ankara. Do të diskutojmë Egjeun, Qipron dhe Mesdheun Lindor në një atmosferë të mirë. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë dialogun si dy fqinjë”, tha ai dhe shtoi: “Ne duhet të adresojmë çështjet që nuk mund t’i zgjidhim në Egje dhe Mesdheun Lindor përmes dialogut.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu