Drejtonte motomjetin pa leje dhe aksidentohet, procedohet në gjendje të lirë 17-vjeçari nga Belshi

0

Materialet e hetimit të specialistëve të Policisë kanë shërbyer si bazë për nisjen e procedurave ligjore në gjendje të lirë për shtetasin N. L., 17 vjeç, banues në Lisaj, Belsh.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Kuçovë-Belsh”, ku adoleshenti, duke drejtuar pa leje motomjetin, ka humbur kontrollin e tij mbi drejtimin dhe ka pësuar një rrëzim.

Në rezultat të aksidentit, 17-vjeçari është tashmë në kujdesin e mjekëve, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar përgjegjësinë në lidhje me këtë aksident rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu