Dy persona sulmojnë një 34-vjeçar dhe e qëllojnë me thikë

0

Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në Yzberisht.

Mësohet se i riu është qëlluar nga dy persona të tjerë të cilët janë identifikuar si Bruno dhe Mario Basha, respektivisht 28 dhe 26-vjeç. Ndërkohë që 34-vjeçari, i cili ka mbetur i plagosur është shtetasi Valter Çela.

I plagosur ka mbetur dhe shoku i 34-vjeçarit Çela, i cili u godit me sende të forta nga Bruno dhe Mario Basha. Dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhet po punojnë për ndalimin dhe shoqërimin e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse  në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu