Dy të vdekur në moshë të re pas vaksinës Astra Zeneca, Italia pezullon përdorimin

0

Dy persona kanë humbur jetën në Itali pasi janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca, ndërkohë që autoritetet shëndetësore kanë vendosur pezullimin e përkohshëm të kësaj vaksine.

Stefano Paterno, oficer marine 43-vjeçar dhe Davide Villa, një polic 50-vjeçar janë dy viktimat në rajonin e Siçilisë. Dyshohet se Paterno vdiq nga një sulm në zemër një ditë pas vaksinimit. Ndërkohë polici Villa ndërroi jetë në fundjavë 12 ditë pas vaksinimit.

Gazetat lokale thonë se ai u sëmur brenda 24 orëve pas vaksinimit dhe mjekët kishin diagnostikuar një trombozë të venës së thellë, e cila më vonë rezultoi në një hemoragji të trurit. Kjo masë e marrë nga Italia erdhi disa orë më vonë pasi Danimarka dhe Norvegjia njoftuan se po pezullonin përkohësisht përdorimin e vaksinave të AstraZeneca pas raporteve të formimit të mpiksjes së gjakut tek disa persona që janë vaksinuar.

Kujtojmë që para pak javëve Agjensia Europiane e Barnave, EMA e miratoi vaksinën AstraZeneca, madje edhe studimet e fundit treguan se kjo vaksinë mund të përdorej edhe për moshat mbi 65-vjeç.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbërrijë një sasi prej 38 mijë e 400 dozash nga Astra Zeneca që sipas Silva Binos, do të përdoret te të gjitha moshat. E pyetur lidhur me pezullimin e kësaj vaksine në disa shtete, ministrja Manastirliu deklaroi dje:

“Jemi informuar që loti apo seria që vjen nesër në Shqipëri nuk është e njëjta seri që është pezulluar për përdorim nga Danimarka. Është një badge number. Është një seri me numrin e lotit. Çdo flakon vaksine ka një numër serie dhe ky numër serie është bllokuar sepse ajo konsiderohet. Ne po e sqarojmë, ka dalë edhe OBSH, ku thotë se pavarësisht se EMA po shqyrton këtë lot vaksinash të AstraZeneca pjesa tjetër duhet të vaksinojë”.

Me Astra Zeneca pritet që të vaksinohen fillimisht mësuesit e shkollave dhe pedagogët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu