Ja kur do të hapet spitali Covid-19 në Elbasan. Flet Drejtoresha Dasantila Tahiraj (Video)

0

Në qendrën spitalore të Elbasanit është gati hapja e spitalit rajonal Covid.

Sipas konstatimeve në këtë qendër pëgatitjet për vënien e tij në funksion janë drejt fundit dhe është gati për t’u vënë në punë sapo të ezaurohen kapacitete spitalore në të 4 spitalet COVID në Tiranë.

Drejtoresha e Spitalit rajonal të Elbasanit, Desantila Tahiraj tha se ky spital ka burime njerëzore të mjaftueshme, të cilat po trajnohen nga Ministria e Shëndetësisë.

“Edhe spitali rajonal i Elbasanit po bën përgatitjet përfundimtare për të qenë gati për nëse do jetë e nevojshme për t’u hapur si spital COVID. Për fatin tonë të mirë spitali rajonal i Elbasanit ka burime njerëzore të mjaftueshme, të cilat po trajnohen nga Ministria dhe Urgjenca për të qenë të gatshëm për të përballuar” , u shpreh Drejtoresha Tahiraj.

Edhe kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se qyteti i Elbasani po bëhet gati për të pasur në funksion një spital Covid në në një moment caktuar kur të jetë e nevojshme. Ne kemi shumë qytetarë të Elbasani të shtruar në Tiranë dhe është mjaft e rëndësishme për ata që të shtrohen afër familjeve të tyre, nënvizoi ai.

Kryebashkiaku ndodhej në qendrën spitalore me rastin e dhurimit të disa pajisjeve oksigjeni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu