Edhe pse e arratisur nga policia Fjolla Morina vazhdon që të mbështesë Albin Kurtin

0

Edhe pse e arratisur nga policia, kjo nuk e pengon këngëtaren Fjolla Morina që të mbështesë Albin kurti.

Përmes një story në Instagram Fjolla Morina ka shpërndarë një foto nga tubimi i Albin Kurtit me mbishkrimin “Mbret”.

Morina u arratis nga banesa me qira në Kukës ku qëndronte me masën e sigurisë arrest shtëpie gjatë procesit gjyqësor për armët që iu kapën në makinë.

Me postime në rrjetet sociale, ajo kishte ditë që vërtetonte shkeljen e masës e sigurisë, por policia e Kukësit që konfirmoi vetëm mbrëmjen e 20 janarit arratisjen e saj.

Hera e fundit kur ajo u pa në gjykatë ishte seanca e 12 janarit ku Fjolla Morina, pranoi të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllimin e vetëm për të përfituar uljen e dënimin në masën 1/3.

Ndërsa për të dashurin e saj, Fisnik Syla dhe shoferin e këtij të fundit Fitim Muji, gjykata e Kukësit vendosi të pushojë hetimet për shkak se nuk kishte prova që ata ishin të implikuar në këtë histori.

Këngëtarja, i dashuri i saj dhe shoferi, u arrestuan më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinit, teksa në makinë iu kapën dy pistoleta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu