Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë në moshën 51-vjeçare këngëtari i njohur i muzikës shqiptare

0

Një ngjarje e trishtë vjen për muzikën shqiptare. Këngëtari i njohur, Rifat Kida ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur motra e tij, Resmije Kida Lumani, përmes një postimi në Facebook.

“Miqtë e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndërroi jetë vëllai im Rifat Kida. Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cërmjan të Dushkajës – Gjakovë”, ka shkruar Lumani.

Resmije e Rifat Kida ishin anëtarë të shoqërisë më të njohur që mbante emrin “Jahë Salihu Nivokaz”, prej nga ishin edhe këngëtarët, të cilët u bënë të famshëm me zërin e tyre të veçantë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu