Mjeku tregon arsyen e fortë se përse nuk duhet të kontrollojmë telefonin sapo zgjohemi në mëngjes

0

Për shumë prej nesh, gjëja e parë që bëjmë kur zgjohemi në mëngjes ka të bëjë pikërisht me kontrollimin e telefonit. Mirëpo sipas Dr. Karan Raj, kjo është shumë e gabuar dhe gjëja e fundit që duhet të bëjmë. Dr Raj është bërë i njohur në TikTok për shkak të disa këshillave praktike që jep për 2.9 milion ndjekësit e tij. Këshilla e fundit e tij ishte në lidhje me telefonin dhe zgjimin në mëngjes. Dr Raj shpjegon se kur zgjohemi në mëngjes, truri kalon nga valët delta në ato theta.

Ai thotë se vala theta e trurit na ndihmon me të mësuarit, kujtesën, zgjidhjen e problemeve, por nëse zgjohemi dhe kontrollojmë telefonin, mediat sociale, mesazhet, bëhet kalimi nga vala theta e trurit në atë beta, e cila shkakton stres të lartë. Dhe gjithë kjo ndikon në performancën tonë gjatë gjithë ditës.

Burimi:Ladbible|joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu