E kapën në flagrancë duke shitur kokainë, çfarë u gjet në shtëpinë e 38 vjeçarit shqiptar

0

Bie në pranga një 38-vjeçar shqiptar banues në Montelupone. Arrestimi u bë mbrëmë nga karabinierët Osimo pasi ai kishte shitur 20 gramë kokainë tek një person tjetër.

Karabinierët e kompanisë Osimo, ndërsa po kalonin në Costa Bianca Di Loreto vunë në dyshim levizjet e një makine tip Audi A3 e cila dukej se ishte në kthim nga Porto Recanati. Policët e ndoqën përgjate rrugës provinciale Bella Luce për në qendër Potenza Picena ku afër një sheshi makina ngadalësoi dhe shoferi shkëmbeu dicka me një person që ishtë në këmbë.

Në atë moment ndërhynë karabinierët dhe personi në këmbë kishte në dorë 20 gram kokainë. Policia kontrolloi gjithashtu edhe në makine ku gjeti një mijë euro para të mbështjella më një llastik dhe të fshehura në sendilen e pasagjerit.

Pas kontrollit të mëvonshëm që ju bë shtëpisë u gjetën edhe 130 gramë kokainë, 330 gramë marihuanë dhe 22.500 euro para cash. 38 vjeçari u dërgua në burg në Montelupone ku pritet konfirmimi për arrestimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu