E përlotur Jessie J jep lajmin e hidhur për fansat: Për shkak të sëmundjes, nuk mundem!

0

Në dhjetor të vitit të shkuar, Jessie J zbuloi se kishte kaluar Krishtlindjen në spital, sepse nuk mund të dëgjonte dhe të ecte drejt. Këngëtarja zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen Meinere, një problem me veshin që mund të shkaktojë marramendje dhe humbje të dëgjimit.

Që prej atij momenti karriera muzikore e artistes është në rrezik dhe së fundmi ajo ka përditësuar fansat se çfarë po ndodh me të dhe sëmundjen e saj. Ajo ka bërë një postim në Instagram, ku shfaqet e përlotur teksa flet për sëmundjen.

Jessie J ka shpjeguar se mjekët i kanë kërkuar që t’ju dërgoj një video duke kënduar diçka me qetësi, kështu ata mund të dëgjojnë zërin e saj. Duke parë kamerën me trishtim, Jessie nis të këndojë me zë shumë të ulët, që dikur ishte mjaft i fuqishëm.

“Kënga e parë që këndova ishte ‘I want Love’. Duke dëgjuar veten teksa këndoj ndihem shumë e dobët dhe kjo më bëri të përlotem.

Që nga ajo ditë nuk kam mundur të këndoj më, sepse ndjej dhimbje. Ka qenë shumë e vështirë për mua që të mos këndoj. Në kuptimin e plotë të fjalës kënga është jeta dhe lumturia ime. Të qëndruarit në heshtje është diçka që unë nuk e bëj mirë”, është shprehur këngëtarja teksa këndon mes lotësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu