E rëndë në Elbasan/ Bie nga kati i dytë i banesës, i riu niset në gjendje të rëndë drejt Traumës në Tiranë

0

Një 27-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i banesës në fshatin Kusarth, Elbasan.

Mësohet se i riu ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, e për pasojë e plagëve të mara, ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 17 janar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu