E rëndë në Greqi/ Shqiptati i çan kafkën me hanxhar dy personave

0

Autoritetet greke dyshojnë se shqiptari që vrau duke i masakruar me thikë ukrainasen dhe partnerin e saj të ri, një grek, ka kaluar kufirin duke u fshehur në atdhe. Kështu shkruajnë mediat greke, që kanë zbardhur edhe raportin mjeko-ligjor dhe mënyrën e ekzekutimit.

Po sipas medieve greke që bazohen te raporti, shqiptari i goditi disa herë duke i copëtuar me hanxhar, ukrainasen, ish-partnere të tij dhe grekun, pasi i gjeti bashkë në një moment intim në Loutraki.

Fotini 43 vjeç dhe farmacisti 32 vjeçar Ioannis Zonitsas nuk arritën as të reagonin kur autori hyri në shtëpi duke i kapur mat. Shqiptari, thonë grekët, fillimisht goditi me hanxhar grekun duke i copëtuar kafkën. Ndërsa goditjen e fundit ia dha në zemër.
Më pas, kaloi te ukrainasja, që nuk reagoi nga tronditja, por iu ul në gjunjë shqiptarit që të ndalonte, por ai e goditi disa herë në kokë duke i marrë jetën.

Shqiptari i njohur për drejtësinë greke, pasi ishte me precedent, më pas kyçi derën e shtëpisë dhe u arratis me makinën e ukrainases 43-vjeçare dhe më pas i vuri flakën për të zhdukur gjurmët.

Celularët e dy viktimave nuk u gjetën askund, ndërsa dyshohet se i mori shqiptari për të zhdukur mesazhet kërcënuese kundër ukrainases. Ngjarja që tronditi Greqinë ndodhi pak ditë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu