E rëndë në Itali/ 41-vjeçari plagos shqiptarin, rruga “mbytet” me gjak

0

Një ngjarje e rëndë e cila mund të kishte përfunduar me viktima, ka ndodhur dje në Itali, por që sot është bërë publike nga mediat vendase.

Në orët e vona të natës në një lokal në Massa Lombarda, një 41-vjeçar italian ka qëlluar me armë një shqiptar, duke e lënë të plagosur. Policia e arrestoi dhe tashmë akuzohet për tentativë vrasje.

Shqiptari i cili dergjej në mes të rrugës, u transportua me helikopter në spitalin e Traumës në Cesena ku iu nënshtrua një ndërhyrje në këmbë. Nuk dihet ende shkaku i kësaj plagosje teksa autoritetet po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu