Situata me zjarret, ministri grek: Ditët e ardhshme do të jenë më të këqija

0

Autoritetet në Greqi kanë paralajmëruar se në ditët në vijim situata e zjarreve në vend do të bëhet akoma edhe më e vështirë.

Ministri i Mbrojtjes Nikos Hardalias deklaroi se qytetarët duhet të ndjekin udhëzimit për të shmangur lëvizjet drejt zonave që janë në rrezik nga zjarret.

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar në total 118 vatra zjarri në të gjithë vendin. Zjarri në Evia vijon të mbeten aktivë, ndërsa 165 zjarrfikës, 58 automjete dhe forca nga ajri po luftojnë për shuarjen e flakëve.

Hardalias deklaroi se Greqia ka marrë ndihmë nga Qipro dhe Suedia përmes mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.

Ne jemi ende duke luftuar një betejë titanike në fronte të shumta. Aleati ynë në 112. Një tjetër aleat i madh rezultoi të ishte programi Dryades, nën Mbrojtjen Civile dhe lehtësoi kalimin gjatë shuarjes së zjarrit. Në Olimpinë e Lashtë, u krye mirëmbajtja e rrjetit rrugor, një fakt që lehtëson veprimin e zjarrfikësve”, tha ai.

Megjithatë, nesër pritet të jetë një ditë e vështirë në pjesën më të madhe të vendit. “Ditët e ardhshme do të jenë më të vështira,” tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Aktualisht vatrat më problematike në Greqi vijojnë të mbeten ajo në Olimpinë e Lashtë dhe Evia. Në të dyja këto zona banorët janë evakuuar ndërsa flakët kanë shkrumbuar disa shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu