E trishtë! Ky është i riu shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali. Emri

0

Itali- Humb jetën në një aksident tragjik një i ri shqiptar në Itali.

Olti Hysenaj 32-vjeç, ka humbur kontrollin e makinës në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos.

Sipas mediave vendase 32-vjeçari Hysenaj banonte në Torino dhe në momentet e aksidentit fatal ndodhej i vetëm në mjetin tip Ford Fiesta.

Për arsye ende të paqarta, ai është përplasur me dritën e rrugës dhe më pas në një pemë.

Në vendngjarje, përveç punonjësve të shëndetësisë, kanë ndërhyrë edhe punonjës të policisë vendore, të cilët po hetojnë për dinamikën dhe shkaqet engjarjes. Në çdo rast, përfshirja e mjeteve të tjera përjashtohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu