Edi Rama: 208 mijë vaksina të tjera zbresin në Rinas

0

 

Doza të tjera të vaksinës anti-Covid do të mbërrijnë këtë të hënë në vendin tonë.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama i cili bëri me dije se pas pak orësh në aeroportin “Nënë Tereza” do të mbërrijnë 208 mijë doza të tjera vaksinash.

“208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas”, kështu ka njoftuar kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 50,000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë.

 

Sakaq sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 400 mijë vaksina dhe se prej tyre janë administruar 320 mijë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu