Ekskluzive/ Aksident i rëndë tek Stadiumi, burri me biçikletë përplaset me Range Roverin

0

Një aksident i rëndë është regjistruar pak çaste më parë në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”.

Një qytetar që po udhëtonte me biçklietë është përplasur me një Range Rover e për pasojë ka rënë pa ndjenja në asfalt duke pësuar dëmtime të ndryshme në trup. Ende nuk dihet identiteti i qytetarit.

Nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Infowebtv, shihet se qytetari qëndron shtrirë në asfalt, ndërsa qytetarët e tjerë përpiqen ti japin ndihmën e parë.

 Pas pak në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.  Shtetasi në fjalë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas të dhënave të para mësohet se personi që udhëtonte me biçikletë i ka prerë rrugën Range Roverit që drejtohej nga një femër. Gjithashtu dyshohet që ai të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Por gjithçka do të zbardhet nga grupi hetimor për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu