Ekskluzive/ Aksident në fshatin Lolaj të Peqinit, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me pemën

0

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Lolaj të Peqinit.

Sipas burimeve për Infoweb/Media, mësohet se mjeti tip “Golf” ka qenë me shpejtësi të lartë dhe si pasojë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga  ku është përplasur edhe me një pemë.

Bëhet me dije se brenda automjetit kanë qenë babë e bir, por asnjëri nuk ka rezultuar i lënduar pas aksidentit.

Pamje ekskluzive nga Infoweb/Media:

Pritet njoftimi dhe hetimi i policisë për zbardhjen e plotë të aksidentit./ Infoweb/Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu