Ekzekutimi i 25-vjeçarit në Shkodër, motra me britma dhe lot: A ban me e pa?

0

Një ngjarje e rëndë tronditi mesnatën e djeshme fshatin Bardhaj në qytetin e Shkodrës, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi shtetasi Emiljano Ndou 25-vjeç.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihen të pranishëm efektivë të shumtë të forcave policore. Bëhet me dije se 25-vjeçari është vrarë nga fqinji i tij Mark Kodra 47-vjeç pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa i riu po kthehej nga motra e tij në afërsi të një kalçetoje në fshat. Në momentin që kanë marrë vesh lajmin e rëndë, familjarët e të riut kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje, ku kanë mbetur të tronditur nga humbja e njeriut të dashur.

E motra në lot, dëgjohet teksa u lutet efektivëve të policisë që ta lejojnë që të futet për të parë vëllanë. “A ban me e pa? O Zot, o Zot…” dëgjon britmat e motrës së viktimës mes lotëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu