Në Elbasan janë vendosur në pranga 2 persona , të cilët po transportonin shtetas të huaj nga vendet e treta.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin nga Korça, 3 shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 150 euro për person, kapën dhe arrestuan shtetasit:
H. H., 31 vjeç dhe H. E., 27 vjeç, banues në Korçë.
Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Pogradec-Elbasan, duke transportuar 3 shtetas të huaj me mjetin e tyre.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti, 200 euro dhe 2 aparate celular.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





