Greqi/ Shtyhen masat anti Covid deri më 14 dhjetor

0

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, ka bërë me dije se afati I masave kufizuese në Greqi do të zgjaten deri më 14 dhjetor.
Petsas foli për stabilizimin ose zvogëlimin e rasteve, që sidoqoftë, shtoi ai është më i ngadaltë se sa pritej. Mediat greke raportojnë se vaksinimi do të bëhet në mënyrë vullnetare dhe pa pagesë.
Siç vuri në dukje ai, 1,018 qendra vaksinimi do të krijohen në të gjithë Greqinë, në mënyrë që të vaksinohen 2,117,440 qytetarë në muaj. Vaksinimi do të fillojë nga punonjësit shëndetësorë dhe do të pasohet nga grupet e rrezikuara mbi 65 vjeç, si dhe ata që kanë sëmundje.
Hapja e dyqaneve sezonale më 7 dhjetor.
Më herët, Ministria e Zhvillimit dhe Investimeve njoftoi se nga e hëna, 7 dhjetor, do të lejohet funksionimi i bizneseve me pakicë të artikujve thjesht sezonalë të Krishtlindjeve, si dhe shitja e tyre nga supermarketet.
Detajet për oraret e hapjes dhe mënyrën e funksionimit të këtyre dyqaneve do të shpallen nesër, të premte, nga sekretari i përgjithshëm përgjegjës i Tregtisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Panagiotis Stampoulidis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu