Elbasan/ Autobuzi pësoi defekt, pasagjerja ndërron jetë pasi u hodh për të shpëtuar

0

Një tragjedi është shënuar pasditen e së premtes në fshatin Tregan të Elbasanit, në vendin e njohur ndryshe si Llixhat termale.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur pasi një autobuzi me 15 pasagjerë pësoi defekt.

Sipas informacioneve paraprake, një pasagjere u hodh nga autobuzi për të shpëtuar por gjërat nuk shkuan siç kishte planifikuar viktima.

Për shkak të hedhjes nga mjeti i transportit, pasagjerja ndërroi jetë pas disa orësh në spitalin kirurgjik të Elbasan dëmtimet e marra.

Ndërkohë, drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu