Automjeti përplas rëndë drejtuesin e biçikletës në Cërrik

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, pak para mesnate në Cërrik. Një qytetar, i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet, duke i shkaktuar kështu fraktura të shumta në trup.

Për shkak të plagëve të marra, i aksidentuari është transportuar drejt spitalit kirurgjik për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Aktualisht, nuk ka informacion mbi identitetin e të dëmtuarit.

Nga ana tjetër, policia ka shkuar në vendgjarje dhe ka shoqëruar në ambientet e komisariatit drejtuesin e mjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu