Elbasan, Balla: AutoParku do të kthejë qytetin në atraksion turistik

0
Zhurma e makinave të vjetra i është rikthyer qytetit të Elbasanit. Në një aktivitet të zhvilluar me makina, një ndërthurje e bukur e traditës, bashkëkohores dhe të vjetrës, janë vizituar nga qytetarë të shumtë që memorizuan në telefonat e tyre fotografi para këtyre makinave.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë zoti Gledian Llatja, ministrja e Arsimit zonja Evis Kushi si dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin Taulant Balla.
Drejtuesi politik i PS-së së qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, u shpreh se ky është një nga aktivitetet në vazhdën e mjaft të tjerëve që realizohen në Elbasan, veçanërisht në fundjava. Ai nënvizoi se Autoparku, që do të ndërtohet në Elbasan, dhe Kalaja e Elbasanit, do ta shëndërrojnë këtë qytet në atraksion të rëndësishëm turistik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu