Këtë të martë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se tashmë spitalet rajonale janë në ndihmë të pacientëve me Covid. Sipas ministres, marrja e ndihmës së parë nga spitalet rajonale do të ndikojë pozitivisht në rujatjen e kapaciteteve në spitalet COVID.
“Janë tre pavione për t’u përfshire në funksion të mbështetjes së qytetarëve që do të kenë nevojë për t’u trajtuar në spitalet rajonale. Janë 81 shtretër që kanë infrastrukturën e nevojshme në funksion të standardeve që ne kemi vendosur për spitalet rajonale.
Jemi duke e përballuar këtë situatë nëpërmjet investimeve që kemi bërë në sistemin shëndetësor.
Do të jenë 5 spitale rajonalë që do të vendosen në dispozicion, janë 600 shtretër të vendosur në dispozicion të pacientëve me covid”, ka thënë ajo.
Manastirliu ka theksuar se ndihma e parë mjekësore për të gjithë pacientët e infektuar me Covid në qytetet përkatëse do të jetë një hap para në luftën ndaj Covid.