Elbasan/ Infektohet drejtori në Bashki, 21 mësues të prekur

0

6 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar në orët e fundit në Elbasan. Mes personave të infektuar është dhe drejtori i Kulturës në Bashkinë e Elbasanit, dhe një mësuese në një shkollë private.

Me rastin e sotëm shkon në 21 numri i mësuesve aktiv vetëm në Elbasan. Lajm i mirë është fakti se 8 nxënësit e tamponuar të një gjimnazi në Elbasan kanë dalë të gjithë negativ. Pritet që klasa e mbyllur të rihapet ditën e hënë.

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë u shënuarn 297 raste të reja me Covid dhe 4 humbje jete, duke e çuar numrin total të vik.timave që prej fillimit të pandemisë në 462.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu