Policia shqiptare ka finalizuar aksionin “Muzgu” gjatë së cilës janë arrestuar 3 banor të Elbasanit, që transportonin në mënyrë të paligjshme refugjatët sirianë.
Sipas policisë, ” Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. B., 29 vjeç, A. R., 37 vjeç dhe J. Sh., 36 vjeç, banues në Elbasan.“
Të arrestuarit u kapën në flagrancë në fshatin Vanistër teksa transportonin 5 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, me mjetet autoveturë tip “Ford” dhe “Volkswagen”.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





