Elbasan/ Iu hodh pasagjerja nga autobuzi dhe vdiq, arrestohet shoferi

0

Policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesin e një autobusi të identifikuar si Dritan Pasha, i cili ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë, me pasojë vdekjen e një pasagjereje.

Gjatë ditës së djeshme u raportua fillimisht se pasagjerja ishte hedhur vetë nga dritarja e autobuzit pas një defekti, por sipas policisë kjo pistë nuk qendron, dhe shkak për vdekjen janë bërë manovrat e rrezikshme të shoferit.

Në mjet në momentin kur ka ndodhur ngjarja, dyshohet se kanë qenë rreth 15 pasagjerë, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fillimit 47-vjeçarja u dërgua për mjekim në spitalin e Elbasanit, por më pas ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

“D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, njofton zyrtarisht Policia e Elbasanit.

Komunikata e Policisë:

• D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu