Elbasan/ Pëllumb Ekmekçiu “Mirënjohja e Qarkut”, vlerësim në ditën e veteranëve

0

Këshilli i Qarkut Elbasan ka nderuar me titullin “Mirënjohja e Qarkut” Pëllumb Ekmekçiun. Vlerësimi erdhi në kuadër të ditës së veteranëve, për kontribut të shquar shoqëror, atdhetar, intelektual, si pjesëmarrës në luftën antifashiste nacional-çlirimtare, si përfaqësues i denjë i qarkut të Elbasanit.

Propozimi erdhi nga Shoqata e Veteranëve dhe Ushtarakëve të liruar rezervë. Të pranishëm veç atyre që i dhanë jetë propozimit ishte Pëllumb Ekmeçiu, familjarë dhe miq të tij, të cilët vlerësuan pozitivisht kontributin dhe figurën e tij.

Për kryetarin e qarkut Bukurosh Stafa, veprimtaria e Pëllumb Ekmekçiut nderon gjithë qarkun, ndërsa kryetarja e Shoqatës së Veteranëve vlerat e tij njerëzore.

Pëllumb Ekmekçiu u lind më 16 Shkurt të vitit 1930 në Elbasan në një familje intelektuale elbasanase. Bashkëkombas i figurave të njohura, që refuzoi t’i nënshtrohej pushtuesve italian.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu