Nga: Andi Kupi dhe Fahrije Tabaku
Në ambientet e shkollës profesionale Salih Ceka u zhvillua një takim me Prefektin e qarkut të Elbasanit Z.Klevis Xhoxhi, dhe drejtoreshën e ZVA,Znj.Anila Cota, bashkë me përfaqësues nga qeveria e nxënësve dhe nga keshilli prindërve.
Takimi u zhvillua në kuadër të marrjes së masave anti Covid.
Në këtë takim Z. Klevis Xhoxhi u shpreh se në shkollën Salih Ceka nuk ka patur raste të infektuarish me covid-19 dhe që masat anti Covid respektohen në mënyrë te rreptë në ambientet shkollore. Momentalisht asnjë nga shkollat në Elbasan nuk është vatër infeksioni edhe nëse shkollat mbyllen dhe i rikthehemi mësimit online mendojmë se është e arsyeshme qe fillorja dhe matura ta zhvillojne mesimin ne bankat e shkolles.
Prioritet per ne është shëndeti i te gjitheve ne.
Ndërsa Znj. Anila Cota u bëri thirrje prindërve qe tek pjesa e shëndetit duhet të jemi te gjithë në gadishmeri e të jemi shumë bashkëpunues me njëri-tjetrin, me drejtorinë e shkollës për çfarëdo situate ku dhe më pas të gjinden zgjidhjet më të mira që duhet të ndjekin për të përmirësuar situaten në të cilën ndodhemi. Vetëm rritja e ndërgjegjësimit dhe e vetëdijes do të na bëjë më të fortë për ta përballuar covidin e për ta mundur atë. Gjithashtu ajo falenderoi të gjithë mësuesit duke i cilësuar ato si “heronj” për punën e palodhur të tyre e gatishmërinë e tyre në çdo moment gjatë kohës të fillimit të pandemise kur mësimi ishte online.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





