Elbasan/ Stacioni i trenit, “strehë” për konsumin e drogave

0

Konsumi i drogave të ndryshme nga ato të lehtat e deri tek ato të fortat është kthyer në një shqetësim serioz në qytetin e Elbasanit. Veçanërisht në zonat periferike që janë jashtë ndriçimit publik dhe natyrisht jashtë vëmendjes së policisë, shumë të rinj konsumojnë lëndë narkotike.

Një prej këtyre zonave është edhe stacioni i trenit të Elbasanit. Vagonët e mbetur aty nga koha kur dikur transporti hekurudhor ishte në funksion të plotë, tani janë kthyer në pavijone ku injektohet drogë, shkruan InfoWebTv.

Çdo mbrëmje në ato vagonë, të rinj konsumojnë droga të forta duke mos u kujdesur për të fshehur provat që lënë pas, ndërkohë që në këtë zonë mungon shumë prezenca e policisë.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu