Tashmë që temperaturat kanë nisur të rriten dhe para kemi stinën e verës rreziku është edhe më i madh në disa prej lagjeve kryesore te qytetit të Elbasanit. Situata paraqitet më problematike për familjet e kateve të para dhe ata që kanë shtëpi private.
Dhjetëra familje në Elbasan ankohen pas kamerave te infowebtv se nuk eshte ndërhyre asnjehere për disiplinimin e kanaleve të hapura të ujërave të zeza. Banorët thonë se prej vitesh ujërat e zeza u futen në oborret e banesave private, ndërsa fëmijët janë ata më të rrezikuarit nga infeksionet si pasojë e tyre.
Prej vitesh e vuajnë mungesën e investimeve për kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha dhe jjanë të detyruar të jetojnë me praninë e ujërave të zeza brenda banesave të tyre që për ta është kthyer në burim infeksioni tek fëmijët, duke rrezikuar shfaqjen e ndonjë epidemie.
Ky problem i ngritur prej tyre ka qenë gjithmonë vetëm një premtim elektoral.
Ndërkohë ashtu siç duket nga pamjet situata është serioze, ndërsa zona kundërmon erë të rëndë.
infowebtv.com