Elbasan/ Zgjedhjet, Rama cakton drejtuesit politikë në qarqe. Emrat

0

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizjet për të organizuar partinë socialiste në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama nga Vlora, tashmë do të zhvendoset në Durrës, ku ka spostuar ish-kryebashkiakun Vangjush Dako duke marrë vetë drejtimin politik të qarkut përkohësisht. Në Vlorë do të jetë Damian Gjiknuri.

Ilir Beqjan nga Kukësi e dërgoi në Shkodër, ndërsa në vendin e tij në qarkun verilindor i besoi Safet Gjicit. Në Lezhë largohet Sandër Lleshaj si drejtues politik dhe rikthehet Lindita Nikolla, ish-ministre e Arsimit.

Sa i përket Tiranës, zona që do të dalin më shumë deputetë, ka një ndarje, drejtuesi politik për bashkinë do të jetë Erion Veliaj, ndërsa për kryeqytetin në nivel qarku do të jenë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Drejtuesit politikë në qarqe;
Durrës- Përkohësisht Edi Rama
Tiranë – Erjon Veliaj, Elisa Spiropali, Ervin Bushati
Elbasan- Taulant Balla
Vlorë-Damian Gjiknuri
Fier-Gramoz Ruçi
Dibër-Olta Xhaçka
Kukës-Safet Gjici
Shkodër – Ilir Beqaj
Lezhë-Lindita Nikolla
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Bledi Çuçi

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur para grupit Parlamentar u shpreh se shqiptarët sot nuk kanë një alternativë më të mirë për qeverisjen.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se është i gatshëm, t’i provojë shqiptarëve se ka vullnetin që të bëjë më shumë për ta.

Po ashtu ai u shpreh se synimi është që vendi të ngrihet në një lartësi të re.

Ndërsa shtroi pyetjen se nëse PS mund të bëjë më shumë për vendin, tha: “Kam bindjen dhe besimin që mund të bëjë akoma më shumë”.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

“Po e nis nga vetja dhe jo pa qëllim publikisht atë që me zë të lartë jam mësuar rregullisht, çfarë duhet të bëj unë më shumë dhe më mirë në këtë sezon për të fituar besimin dhe respektin të atyre që më besuan p[privilegjin e drejtimit të shtëpisë sonë?

Shqiptarët e kanë të qartë, kryeministër më i mirë, secili pre jush, a jeni deputetët më të mirë në territoret ku ju kanë zgjedhur tre vjet më parë? Çfarë mund të bëjmë më mirë për ta?

Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë se sa mua dhe se sa ju, shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo që nuk u mjafton. E pyes veten shpesh po partia socialiste që përfaqësohet nga ne, mund të bëj në krye të vendit më shumë se sa kaq?

Përgjigja ime është pa asnjë dyshim Po.

Përderisa unë jam këtu, kam ndërmend të kërkoj një mandat tjetër dhe kam bindjen më shumë akoma, patjetër secili prej jush mund ta mendoni këtë. Unë jam i gatshëm tua provoj shqiptarëve se kam në fakt më të madh, dëshirën ambicien për të bërë më shumë për ta.

Pyetja është se si do ta përcjellë secili nga ne këtë gatishmëri me fuqinë e provës?

Çfarë mendon në fakt sot për mua dhe për ju në këtë fazë që jemi dhe në mandatin që duam. Mund t’ja u them hapur si kryetari i kësaj familje, nuk e marr përsipër përgjigjen e kësaj pyetje kaq të madhe”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu