Elbasani “shpartallon” Butrintin me rezultat 7-3

0

19 vjeçarët e Elbasanit kanë mposhtur ditën e sotme skuadrën e Butrintit me rezultatin e thellë 7-3.

Të besuarit e trajnerit Arjan Kilja treguan një nivel të lartë loje dhe dominuan në çdo aspekt kundërshtarin. Serinë e golave e hap Papallazi në minutën e 31 duke shënuar dy gola në pjesën e parë.

Nuk mund të mungonte dhe golashënuesi më i mirë I skuadrës së Elbasanit Albi Gjolena ku në këtë ndeshje ka shënuar dy gola . Nuk ngelën pas as lojtarët e tjerë të këtij ekipi Kasa , Karamani dhe Hoxha, të cilët i kanë shtuar 3 pikë skuadrës së tyre. Seria e golave mbyllet nga miqtë në minutën e 83 .

19 vjeçarët e Elbasanit vazhdojnë me serinë e fitoreve duke u ngjitur në vendin e 3-të të klasifikimit ndërkohë që pritet të luhen nesër dhe ndeshjet e tjera të kësaj jave të vlefshme të Kampionatit Kombëtar për Kategorinë Superiore të 19 vjeçarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu