Rama publikon fotot : Vaksinimi dhe infektimi vazhdojnë paralelisht, kë të zgjidhni më 25 Prill

0

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga vaksinimet në Koplik duke e krahasuar me një nga mbledhjet e PD në Tiranë.

Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill, thotë Rama ndërsa rendit 4 arsye se pse duhet votuar PS.

Postimi i Ramës

Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill:

• Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;

• Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;

• Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;

• Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet… *Vaksinimet në Koplik dhe infektimet në mes të Tiranës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu