Emërimi i Pjerin Ndreut/ Vlotana Ademi ngre padi: Vendim i paligjshëm, janë cënuar interesat…

0

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka ngrtitur nëj padi rreth vendimit të marrë nga Shoqata e Bashkive të Vendit, ku u vendos shkarkimi i saj nga pozicioni i kryetares së shoqatës dhe në vend të saj u emërua, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Lidhru me këtë vendim, Voltana Ademi ka shprehu pakënaqësitë e saj dhe ka ngritur edhe një padi, ku sipas saj e konsideron vendimin e marrë nga Shoqata e Bashkive për të vënë kryetar Pjerin Ndreun, si të paligjshëm me argumentin se ky i fundit dhe bashkia e Lezhës nuk janë anëtarë të shoqatës dhe si pasojë nuk mund të zgjidhen në krye të atij organi. Më tej, Ademi ka thënë se ky vendim cënon interesat e bashkisë së Shkodrës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu