Ëndrra e vetme që bëhet realitet, cili është kuptimi i saj

0

Një numri të konsiderueshëm njerëzish u ka ndodhur të shohin sikur po bëjnë urinën në ëndërr dhe të zgjohen me vrap drejt tualetit, ose në rastin më të keq ta përfundojnë “ëndrrën” në shtrat. Në shumë meme ju e keni parë ëndrrën e urinës të quhet edhe si “ëndrra e vetme që bëhet realitet” – sepse shpesh njerëzve u ndodh të urinojnë vërtet, pa vetëdije.

Sipas At Dream State të shohësh urinë ose të shkosh në tualet për të urinuar në ëndërr është relativisht e zakonshme. Kjo nënkupton që ju ndjeni se po ju sfidohet egoja dhe/ose krenaria juaj. Në një farë mënyrë, kjo ëndërr nënkupton se ju nuk keni kontroll për diçka të caktuar në jetën tuaj dhe kjo ju mundon.

Sipas Aunty Flo, të urinosh në ëndërr mund të simbolizojë dy gjëra: Ose ju po përpiqeni të hiqni dorë nga emocionet apo jeni të mbingarkuar emocionalisht ose po shpenzoni shumë para.

Hmm…nuk ju bind asnjë version? Ja një tjetër:

Interpretimi i Sigmund Freud është se “fshikëza juaj është e ngarkuar” dhe kjo është mënyra se si truri juaj po përpiqet t’ju bëjë të vetëdijshëm për këtë. Pra, pak a shumë kjo është mënyra e trurit që t’ju thotë: “Çohu dhe bëj urinën!”

Njerëzit shpesh kanë interpretimet e tyre për ëndrrat. Asgjë nuk është absolute apo e vërtetuar kur bëhet fjalë për to, prandaj interpretojini si të doni, por mos i merrni shumë seriozisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here