Erdogan reagon ndaj kryeministrit italian : Plotësisht arrogant dhe vulgar

0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka quajtur “plotësisht arrogant dhe vulgar” kryeministrin italian Mario Draghi, i cili e quajti atë “diktator”.

Ai tha se deklaratat e kryeministrit italian tregojnë një arrogancë dhe vulgaritet të plotë. “Ndërsa ne shpresonim që ta çonim marrëdhënien tonë në një nivel më të përparuar, ky djalë i quajtur Draghi i goditi fort” shtoi ai.

Arsyeja për krizën në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Romës ishin polemikat mbi protokollin e zbatuar në Turqi gjatë takimit midis presidentit Erdogan, Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Erdogan dhe Michael u ulën në kolltuqe, ndërsa Von der Leyen në divan duke shkaktuar reagime të forta nga Brukseli dhe disa vende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu