“Është më i vjetër se gjyshi im”/ E reja që u martua me një 85-vjeçar: Po përpiqemi të kemi një fëmijë

0

Miracle Pogue dhe Charles Pogue kanë një diferencë moshe 61-vjeçare, por kjo nuk i ka ndaluar ata që të martohen dhe të krijojnë një familje. Edhe pse Charles është 13 vjet më i madh se gjyshi i bashkëshortes së tij, dashuria e tyre dëshmon se asgjë nuk mund t’a ndalojë lidhjen mes dy shpirtrave binjakë.

Mediat e huaja shkruajnë se 24-vjeçarja dhe 85-vjeçari u njohën kur ajo ishte duke punuar në një lavanderi në vitin 2019. E që atëherë ata krijuan një lidhje shumë të ngushtë.

Miracle tregoi se si Charles, një agjent imobiliar në pension, vinte shpesh në lavanderi dhe kërkonte ndihmën e saj. Ajo tregon se Charls një ditë vendosi një copë letër në banak ku shkruhej: “Më shkruaj numrin tënd”.

Për ta mosha nuk u bë aspak pengesë. Miracle e dinte që Charles ishte më i vjetër, por mosha e saktë mbeti mister. Për të, ajo që kishte më shumë rëndësi ishte energjia pozitive që i jepte dhe se sa rehat e bënte ai të ndihej.

Pas dy muajsh, 24-vjeçarja mësoi moshën e tij dhe ndjenjat e saj për të ishin rritur edhe më shumë. Më tej ajo shpjegon se mosha e të shoqit nuk është shqetësim për të. Miracle thekson:

“Nuk më intereson nëse është 100 apo 55 vjeç, më pëlqen ai. Mendova se ai ishte ndoshta 60 ose 70 vjeç sepse duket shumë mirë. Ai është gjithmonë në këmbë dhe aktiv”.

Miracle tha se nëna e saj, Tamika, 45 vjeç, dhe gjyshi i saj, Joe, 72 vjeç, e mbështetën plotësisht lidhjen e tyre që në fillim, duke njohur lumturinë që Charles solli në jetën e saj. Në të kundërt, babai i saj, Kareem, 47 vjeç, fillimisht ishte më rezistent.

“Gjyshi më tha se nëse unë jam e lumtur dhe kjo është ajo që dua, atëherë edhe ai është i lumtur. Por përgjigja e babait tim ishte një ‘Jo’”, tregoi e reja, e cila më pas shtoi: “I thashë se kisha nevojë për mbështetjen e tij dhe sapo takoi Charlesin dhe bisedoi me të, ai vërtet e donte atë”.

Çifti përballet me kritika në internet për diferencën e tyre të madhe në moshë, por Miracle tha se kjo nuk do të bëjë ndryshim. Ajo madje zbuloi se ata mezi presin të krijojnë një familje së bashku dhe shpreson të ketë dy fëmijë me Charles, i cili nuk ka fëmijë.

“Unë dua që ai të ketë një brez tjetër. Ne po planifikojmë të vizitojmë një klinikë IVF për të diskutuar opsionet tona,” vuri në dukje ajo.

Udhëtimi i tyre me IVF nuk është pa sfida dhe Miracle pranoi se përvoja e saj në klinikë ishte “mjaft dërrmuese”. Megjithatë, ajo mbetet shpresëdhënëse dhe optimiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu