Fierakët nuk e harrojnë Bashkim Finon, ja sa vota mori i ndjeri

0

 

Në shumë qarqe të vendit vijon numërimi i votave për kandidatët e partive politike.

Në qarkun e Fierit, numërimi i votave për kandiatët pritet të risinisë që prej orës 9, gjersa deri më tani janë numëruar 124 qendra votimi nga 580 që janë në total.

Nga kutitë e numëruara deri më tani kryeson kandidati demokrat Agron Kapllanaj me 3347 vota, i ndjekur nga kandidatja socialiste Lindita Buxheli me 1747 vota.

Agron Kapllanaj renditej i gjashti në listën e kandidatëve demokratë në Fier.
Ndërsa kandidatja Lindita Buxheli, renditej e treta në listën e PS.

Më pak i votuari nga kandidatët e partisë Socialiste në këtë është Petro Koçi i cili ka marrë vetëm 106 vota në total por gjithsesi nuk i reikohet hyrja në parlament pasi renditet i dyti në qarkun e Fierit.

Ndërsa më pak e votuara nga kadidatët e partisë demokratike është Eralda Bano me 192 vota e cila gjithashtu ndodhet e dyta në listë dhe nuk rrezikohet për të ngelur jashtë parlamentit.
Gjithashtu bie në sy fakti që në qarkun e Fierit, megjithëse ndërroi jetë pak kohë më parë, Bashkim Fino ka marrë 31 vota në këtë qark.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu