Statistikat e para/ Përfundon procesi i numërimit, 82 mijë vota të pavlefshme

0

Procesi i numërimit të votave në të gjithë vendin ka përfunduar.

Sipas KQZ, PS ka arritur të sigurojë 74 mandate në total me 48.81 % të votave, PD siguron 59 mandate me 39.54 % të votave, LSI 4 mandate me 6.83 % të votave dhe PSD 3 mandate me 2.25 % të votave.

Sipas informacioneve zyrtare të KQZ, në të gjithë Shqipërinë numri total i qendrave të votimit ishte 5199 dhe numri total i zgjedhësve në listë ishte 3.588.869, ndërsa numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara ishte 1.661.885.

Sipas KQZ, numri total i zgjedhësve femra në listë ishte 1.776.427, ndërsa numri i votueseve femra në qendrat e votimit të numëruara ishte 792.016.

Sipas KQZ, në total 82.998 vota u shpallën të pavlefshme, ndërsa të vlefshme 1.577.820 vota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu