Flet miku i përbashkët i Mehemt Qemës dhe autorit, hedh akuza të FORTA: U qëllua me plumb poshtë barkut ,në QSUT nuk e preku me dorë njeri (E PLOTE)

0

Egli Çekrezi, mik i përbashkët i Mehmet Qemës dhe i Marjus Demës ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën 28-vjeçari në Tiranë, dy ditë më parë.

Egli Çekrezi është shprehur se Mehmeti me Marjusin nuk ishin thjeshtë shokë, por ishin si vëllezër dhe gjithçka e bënin bashkë. Ai ka treguar se ngjarja ishte aksidentale dhe se të gjithë ishin të tronditur.

Çekrezi tha se ishin duke bërë shaka me armën deri në momentin që ka dëgjuar krismën e armës. Ai ka bërë edhe një akuzë të fortë duke thënë se pas ngjarjes viktimën e kanë çuar në QSUT, teksa tha se mjekët nuk e kanë prekur me dorë.

Miku i viktimës dhe autorit tha se në spital kishin qëndruar për 25 deri 30 minuta dhe se askush nga mjekët nuk e prekur me dorë Qamën, i cilu humbi jetën nga gjagderdhja.

“I njihja të dy i kisha shokë. Sa kam lënë punë kam shkuar në lagje akoma nuk mund tan kuptojë. Ishim duke qeshur e po bënim muhabet. Nuk e di sesi ndodhi kjo gjë. Nuk e besoj se po shkojë ke Mehemti. Atë natë kisha dy minuta që kisha shkuar sa shkova ndodhi kjo gjë. Kisha shkuar se unë bëjë piktura në atë zonë, dhe si ishin cunat bashkë nuk e di pse ka ndodhur kjo gjë. Përpara meje nuk e di a kishin cunat që ishin mbledhur, unë kisha dy minuta që kisha shkuar. Ata ishin vëllezër, jo shokë. Ishin biseda të përditshme, dicka duke luajtur duke qesh. Ai tha ule armën, gjithcka ndodhi aksidentalisht. Unë kam qenë duke ngrënë buk, sa dëgjova armën u trondita. E kam cuar në QSUT, në spital 30 minuta kemi ndenjur.

E kemi dërguar tek “Nënë Tereza ai ishte akoma gjallë nuk e kapte asnjë me dorë. Në QSUT na thanë presim policin, nuk e preknin me dorë, nuk e di. 25 minuta kemi ndenjur aty në QSUT, pastaj vetë e kemi futur në ambulancë për të cuar te Trauma. Jam shumë keq. Plumbi është marrë poshtë barkut, nga gjakderdhia ndodhi, askush nukn e prekte. Kamn pa Marjusin në gjendje të keqe, ka tentuar të bëjë vetëvrasje,” tha ai ndër të tjera për “neës24” në “zemër e hapur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu