Flutura Açka e përlotur kujton të birin e ndjerë: Unë prapë do ta miros tryezën për festën tonë të vogël

0

Shkrimtarja dhe deputetja e zgjedhur e PD, Flutura Açka, ka përkujtuar ditën e sotme djalin e saj të ndjerë, i cili sot do të mbushte 21 vjeç.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Açka rrënqeth me fjalë, teksa shkruan se edhe sot ajo do ta shtrojë tryezën dhe në këtë mënyrë do të kujtojë të birin.

“Po hajde, moj mamka! Kur ishte ditë, Biri ia zbehte asaj ngjyrat; kur ishte natë i derdhte asaj shumë dritë. “Po hajde, moj mamka!”, thërriste prej nga tryeza e shtruar, kur unë ende vërtitesha mes gatesave që e bënin ditëlindjen e tij të larmishme, siç e pëlqente ai, me tapas të shumta.

Dhe ditëlindja zgjaste me ditë, aq sa zinte ditëlindjen time. Gjenim gjithnjë arsye për festat tona të vogla, si ta dinim se do të na mohoheshin festat tona të mëdha. Sot Biri do të mbushte 21, dhe unë prapë do ta miros tryezën për festën tonë të vogël. Kujtimi, ky është tapia e vetme e sigurtë e patjetërsueshme e njeriut. Ju lutem, miq, m’i kurseni ngushëllimet nën foto,” shkruan Aça në postimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu