Dolën në kafe, 35-vjeçari kryen marrdhënie me forcë me të renë pasi ajo e refuzoi

0

 

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie s*ksuale me forcë.

Sipas burimeve zyrtare, nga Policia e Lushnjës, dy të rinjtë kishin dalë për kafe, ndërkohë që 35-vjeçari i ka propozuar që të rrinin më gjatë së bashku dhe të kryenin s*ks. Kjo gjë nuk është pranuar nga vajza dhe për këtë arsye ai ka përdorur forcën. Më pas ajo e ka denoncuar në polici.

Materialet hetimore në ngarkim të kësaj çështjeje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale me forcë me të rritura”. Ndërkohë grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje ka marrë edhe dëshminë e 26- vjeçares, e cila ka treguar gjithçka që ndodhi mes tyre. Nga ana tjetër, 35-vjeçari ka deklaruar para efektivëve se nuk ka bërë asgjë pa dëshirën e saj dhe shtoi se vajza po gënjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu