Ky është 35-vjeçari Shpëtim Skura, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë zjarri në Librazhd. I riu u qëllua nga 27-vjeçari Albi Biçaku, i cili është shpallur në kërkim.
Pas plagosjes në këmbë 35-vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e autorit.