Futbollistët e Kombëtares mbështesin Partinë Demokratike

0

Futbollistët e Kombëtares së futbollit kanë dalë në mbështetje të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit. Lojtarët shprehen se për të mirën e sportit dhe vendit duhet të votohet PD më 25 prill.

Taulant Xhaka me anë të një video-mesazhi të publikuar i fton të gjithë qytetarët që të votojnë për PD të dielën. “Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë nga Xhaka.

Pas Taulant Xhakës edhe lojtari tjetër i Kombëtares së futbollit, Migjen Basha ka dalë në mbështetje të Partisë Demokratike, ku bën thirrje për të votuar ndryshimin.

“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë nga Basha.

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj gjithashtu ka dalë publikisht në mbështetje të demokratëve.

Egys Kaçe i është bashkuar po ashtu shokëve të tij të skuadrës, ku ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë të dielën PD.

Ansi Agolli gjithashtu i është bashkuar thirrjes: Votoni ndryshimin.

Eros Grezda i është bashkuar po ashtu apelit për të votuar ndryshimin të dielën më 25 prill.

Të gjitha video-mesazhet e lojtarëve janë publikuar në faqen e tij të Facebook nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha. Kryedemokrati i ka falënderuar lojtarët për mbështetjen e tyre.  “Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Dilni dhe votoni ndryshimin”, ka shkruar Basha.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu