Gjashtë plumba pas shpine, kamerat filmuan atentatin ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjikë

0

Erion Hasanbelliu i njohur ndryshe si Mikel Rakipllari u qëllua në Belgjikë me 6 plumba.

Ngjarja ndodhi para një hoteli në qendër të Brukselit mbrëmjen e 11 qershorit.

43-vjeçari sipas punonjësve nuk kishte asnjë lidhje me hotelin.

Sipas medieve të huaja, ishte ende ditë kur autori qëlloi Hasanbelliun përpara hyrjes së hotelit në Adolphe Maxlaan në Bruksel, pranë De Brouckèreplein në qendër.

Prokurori publik i Brukselit nuk ka ende informacion për motivet e autorit.

43-vjeçari shqiptar është në rrezik për jetën.

Kliko për të parë videon 

“Ai u godit nga 6 plumba në shpinë dhe në të pasme. U operua menjëherë por është në rrezik për jetën”, tha Martin François, zëdhënës i prokurorisë publike të Brukselit.

Gjithçka në kamera

Recepsioni i hotelit ka pamje nga vendi ku ndodhi incidenti. “Nuk e kemi idenë se kush është viktima, por kamera e sigurisë së hotelit ka filmuar gjithçka. Kolegu im e pa që ndodhi dhe është në shok”, thotë një punonjës i hotelit.

Sipas dy dëshmitarëve okularë, të cilët ndodheshin pak metra larg vendit të krimit, ishin dy burra, njëri qëlloi papritmas disa herë dhe ikën në një rrugë anësore në të majtë të hotelit. Ai ishte tullac, i vogël dhe trupmadh”, kujton gruaja.

Prokurori publik në Belgjikë ka caktuar një gjyqtar hetues i cili do ta trajtojë rastin si tentativë për vrasje.

Kush është Erion Hasanbelliu

Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noga-n. Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ky i fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e krimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu