Gjendet i vetvrarë i burgosuri/ Policia e Kosovës : Kishte probleme mendore

0

“Shërbimi Burgjeve të Kosovës, njofton se mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22:4, në burgun e Duvravës , i burgosuri me inicialet V. H i lindur më 1991, është gjetur i vdekur si pasojë e vetvarjes.
Stafi i policëve dhe mjekëve të burgut kanë dhënë ndohmën e parë, por fatkeqësisht i burgosuri nuk arriti të mbijetonte.
Gjithashtu u theksua se në bazë të raportit mjekësor të stacionit, i burgosuri V.H në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.
“Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor dhe Vjedhje e rend.Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.Stafi mjekësor i Stacionarit të Burgut të Dubravës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu