Gjendet pa shenja jete 42-vjeçari në autostradën Kavajë-Durrës, dyshohet se është përplasur nga një automjet

0

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu